Please enter at least 3 characters.

Paris Hilton: Lidhja ime e fundit ishte një romancë kalimtare

2018/12/ParisHiltonn-e1545503642638.jpg
193:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - DECEMBER 04: Paris Hilton attends "The American Meme" special screening on December 04, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Erik Voake/Getty Images for Netflix)
24:"Getty Images for Netflix

Kreatorja e modës, modelja, aktorja, këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur, Paris Hilton, u fejua gjatë këtij viti me aktorin Chris Zylka, mirëpo para një muaji i dha fund lidhjes me të.

Ndërkaq, përkundër ndarjes, 37-vjeçarja vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë të fejesës.

Paris Hilton (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Biondja e famshme së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në radio Sirius XM, ku ka folur edhe për unazën e diamantit prej 20 karat, e cila kushton rreth dy milionë dollarë.

Ajo ka thënë se i ka bërë shumë promocion shitësit të unazës, i cili ka fituar miliona dollarë nga marketingu falas, ashtu që i ka thënë që ta mbajë unazën e saj të fejesës.

"Kur dashurohem, dashuroj me gjithë zemër, mirëpo lidhja ime e fundit megjithatë ishte një romancë kalimtare".

"Gjithmonë kam qenë e fiksuar pas tregimeve të dashurisë me përfundim të lumtur, mirëpo në fund doli se lidhja ime e fundit nuk mund të ishte e tillë", ka rrëfyer Hilton.

Kujtojmë që Hilton dhe Zylka u fejuan më 2 janar të këtij viti në Aspen, ndërsa videoja e fejesës u bë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/