Please enter at least 3 characters.

Paris Hilton ekspozon unazë dy milionë dollarëshe në Javën e Modës në New York

2017/12/ParisHilton-e1514144759317.jpg
297:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 30: (EDITORS NOTE: This image has been digitally altered) Paris Hilton poses for a selfie during a promotion visit to Australia to launch her 23rd fragrance, Rosé Rush on November 30, 2017 in Sydney, Australia. (Photo by Cole Bennetts/Getty Images for Paris Hilton)
13:"Cole Bennetts

Paris Hilton ka rënë në sy gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në New York, ku e ka treguar unazën e saj të fejesës.

Trashëgimtarja e hoteleve ishte veshur me stil gjatë spektaklit të modës së Lan Yu.

Natyrisht që 37-vjeçarja ishte ulur në rendin e parë, ndërsa veshja i saj përkonte me një spektakël të tillë.

Si një person që i pëlqen shumë moda, biondja e famshme nuk ka mundur të mungojë në një eveniment të tillë.

Njëherësh, duke qenë vet një modele e pistave të modës, Paris i ka bërë disa poza për spektaklin e dizajneres kineze.

Sidoqoftë, vëmendja kryesore ka qenë te unaza e diamantit në vlerë prej dy milionë dollarësh.

Hilton u fejua me aktorin 33-vjeçar Chris Zylka gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/