Paredes sërish në qendër të kritikave, veprimi i tij shkakton përplasje në Argjentinë
Leandro Paredes është rikthyer në qendër të vëmendjes për një veprim kontrovers në fushën e lojës. Mesfushori argjentinas shkaktoi tensione gjatë ndeshjes mes Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors, pas një episodi që solli përplasje mes futbollistëve.
Pas përfundimit të takimit, Paredes vendosi të godiste fuqishëm topin drejt një lojtari kundërshtar, një veprim që zemëroi futbollistët e Newell’s. Disa prej tyre u drejtuan menjëherë drejt mesfushorit argjentinas, duke kërkuar përballje me të.
Situata për pak sa nuk u përshkallëzua në një përleshje më të madhe, por bashkëlojtarët e Paredes ndërhynë shpejt dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndëshkojë vetëm me karton të verdhë.
Yere düşen rakibine şut çekti, ortalık karıştı.
Leandro Paredes, kaldığı yerden...
pic.twitter.com/DmFJUrBr6S
— De Marke Sports (@demarkesports) August 3, 2026
Ndeshja mes Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors përfundoi me rezultat 2-2, por veprimi i Paredes ishte tema kryesore pas përfundimit të takimit.
Në rrjetet sociale pati shumë kritika ndaj mesfushorit, i cili u akuzua se sërish nuk arriti të kontrollojë temperamentin e tij.
Ky episod ka rikthyer në kujtesë një moment të ngjashëm nga Kupa e Botës në Katar, kur Paredes goditi topin drejt bankinës së Holandës pas vërshëllimës së gjyqtarit në çerekfinalen mes Holandës dhe Argjentinës.
Ky veprim kishte shkaktuar atëherë një përplasje të ashpër mes dy ekipeve.
Paredes ishte gjithashtu protagonist i një tjetër incidenti pas finales së humbur të Botërorit, kur pati përplasje me futbollistët spanjollë Eric García dhe Gavi gjatë festimeve të Spanjës.
Leandro Paredes should be banned from international football for life viciously assaulting Spanish players after the final whistle.
Indefensible thuggery and criminality. pic.twitter.com/aW5NMMIUXE
— Adam Schwarz (@AdamJSchwarz) July 19, 2026
Për këtë sjellje ishte hapur edhe një hetim nga FIFA, ndërsa ndaj tij ishin ngritur pretendime për sjellje të dhunshme. /Telegrafi/


