Please enter at least 3 characters.

Para se të vriste veten, një person vrau tre të tjerë në një McDonald's dhe dy shtëpi në Georgia, SHBA

2023/05/Screenshot_20.jpg

Një burrë nga Georgia qëlloi dy nga të afërmit e tij dhe një punonjëse të ushqimit të shpejtë duke i vrarë, përpara se të vriste veten.

Sulmuesi vrau nënën dhe gjyshen e tij në dy shtëpi fqinje dhe vrau një grua në një restorant McDonald's në qendër të qytetit Moultrie, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha se personi i armatosur më pas qëlloi veten.

Deri më tani nuk kanë dhënë identitetin e sulmuesit apo viktimave dhe se nuk dihet nëse personi i armatosur dhe punonjësi i McDonald's e njihnin njëri-tjetrin.

Byroja e Hetimit tha në një deklaratë vetëm se kishte pasur "vdekje të shumta" në skena të ndryshme krimi në zonë. /Telegrafi/