Please enter at least 3 characters.

Paqarada në top formë, bën dy asistime në fitoren e thellë të St Paulit

2021/09/Leart-Paqarada-5.jpg
448:"Fußball 2. Bundesliga 1. Spieltag FC St. Pauli - Holstein Kiel am 25.07.2021 im Millerntor-Stadion in Hamburg Leart Paqarada St. Pauli DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video. *** Fußball 2 Bundesliga 1 Spieltag FC St Pauli Holstein Kiel am 25 07 2021 im Millerntor Stadion in Hamburg Leart Paqarada St Pauli DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and or quasi video xRx
23:"imago images/Revierfoto

Leart Paqarada ka vazhduar me paraqitje fantastike me St Paulin në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i majtë kosovar ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe, teksa St Pauli ka triumfuar 4-1 ndaj Ingolstadit.

Anësori ka kontribuar në këtë fitore me dy asistime, ku fillimisht harkoi nga këndi në minutën e 34-të, derisa Zander shënoi për 1-0.

Asistimin e dytë në ndeshje Paqarada e bëri në minutën e 50-të, kur harkoi bukur nga loja e hapur ku Dittgen realizoi për 2-0.

Për Paqaradën këta ishin dy asistimet e para në Bundesliga 2 këtë edicion, teksa ka shënuar edhe një gol.

Me fitoren e sotme, St Pauli është ngritur në pozitën e tretë në Bundesliga 2, derisa ka grumbulluar 13 pikë pas shtatë xhirove.

Në ndeshjen e ardhshme Paqarada me skuadrën e tij luajnë në udhëtim te Karsluher. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1439573131597959168?s=20

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1439573981070303233?s=20