Please enter at least 3 characters.

Panucci: Më vjen keq, por nuk jemi dorëzuar

2018/10/Panucci-1-e1539555193418.jpg
248:"SHKODER, ALBANIA - OCTOBER 09: Head coach of Albania Christian Panucci looks on during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Albania and Italy at Loro Borici Stadium on October 9, 2017 in Shkoder,Albania. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Chrisian Panucci, foli për RTSH pas humbjes 2-0 ndaj Izraelit në Ligen e Kombeve.

Italiani vlerësoi se lojtarët arritën të bëjnë paraqitje të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre.

"Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm? Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq".

"Ku ishin mbrojtësit? Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur".

"Çfarë luajmë ndaj Skocisë? Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë".

"Dukeni dorëzuar? Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vështirë".

"Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan? Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe", ka thënë Panucci pas ndeshjes.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Skocisë. /OraNews/