Please enter at least 3 characters.

Panucci e lë jashtë Strakoshën, pasi i iku aeroplani dhe nuk u bashkua me Kombëtaren brenda afatit të përcaktuar

2019/03/ThomasStrakosha-2.jpg
295:"PALERMO, ITALY - MARCH 24: Thomas Strakosha Of Albania stands on the pitch as fans light flares causing the match to be suspended during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Albania at Stadio Renzo Barbera on March 24, 2017 in Palermo, Italy.(Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Thomas Strakosha nuk do të luajë në dy ndeshjet kualifikuese të Kombëtares shqiptare për 'Euro 2020', ndaj Turqisë dhe Andorrës, pasi nuk ka mundur të bashkohet me skuadrën brenda afatit të përcaktuar.

Trajneri Christian Panucci e ka lënë jashtë portierin e Lazios, edhe pse ai i ka kërkuar falje dhe i ka treguar edhe arsyet e vonesës së tij, transmeton Top Channel.

Thomas Strakosha (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Mësohet se portieri humbi aeroplanin për shkak të komunikacionit të ngarkuar, pas bllokimit të rrugës në kryeqytetin italian që të çon në aeroport.

Në vend të Strakoshës, përzgjedhësi i Shqipërisë e ka grumbulluar portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri i Kombëtares shqiptare merr një masë të tillë ndaj lojtarëve. Më parë, ai që e ka vuajtur këtë sjellje ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, me këtë të fundit që i kërkoi leje për të nënshkruar kontratën e tij të re.