Please enter at least 3 characters.

Panucci: Do të ishte ëndërr ta drejtoja Romën 

2018/08/Panucci.jpg
252:"CUIABA, BRAZIL - JUNE 17: Assistant coach Christian Panucci of Russia looks on during the 2014 FIFA World Cup Brazil Group H match between Russia and South Korea at Arena Pantanal on June 17, 2014 in Cuiaba, Brazil. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Kombëtares së Shqipërsisë, Christian Panucci e ka pranuar se të bëhet trajner i Romës një ditë "do të ishte një ëndërr".

Ish-mbrojtësi italian ka luajtur për Giallorossët gjatë karrierës së tij, dhe aktualisht është përgjegjës i ekipit kombëtar shqiptar.

Koha e kaluar te skuadra kryeqytetase i ka lënë mbresa Panuccit.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Panucci ka theksuar se do të donte të trajnonte klubin italian një ditë.

Panucci ka kaluar shumë vite si futbollist i Romës (Getty Images)

"Është e bukur kur ktheni kokën dhe e shihni ku keni luajtur ", ka thënë fillimisht Panucci.

"Roma në veçanti do të ishin një ëndërr për përvojën që kisha përjetuar".

"Unë dëshiroj që Di Francesco të qëndrojë për shumë vite, por unë shpresoj që më shpejt ose më vonë jeta dhe fati të më marrin atje", përfundoi italiani.

Ndryshe, Panucci gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha si Interi, Milani dhe Real Madridi. /Telegrafi/