Please enter at least 3 characters.

Panairi i librit në Durrës bashkon botues nga Kosova e deri në SHBA

2018/08/panairi-e1533894369317.jpg
36:"????????????????????????????????????

Është hapur në Durrës edicioni i tretë i panairit ndërkombëtar të librit shqip, “Durrës Script”.

Ky aktivitet që zhvillohet në shëtitoren Taulantia, që organizohet nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit, do të zgjasë deri në 12 gusht.

Në stendat e këtij panairi përfaqësohen më shume se 65 shtëpi botuese, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia e Anglia. Risi për këtë vit është ardhja e përfaqësuesve të shtëpive botuese nga SHBA.

Rreth 60 mijë tituj librash janë të pranishëm nëpër stenda, nga të cilat 550 janë tituj të rinj të prodhuar enkas për këtë panair. /ATA/