Pamje tronditëse si një burrë i shpëton aksidentit të makinave në SHBA
23/11/2021
Pamjet shokuese kanë kapur momentin të një aksidenti të rëndë në mes të një veture e cila u përplas me një automjet tjetër dhe për pak shtypi një person i cili po kalonte nëpër zebra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja u regjistrua nga një çift i paidentifikuar që po prisnin në semafor të kuq midis në një kryqëzimi në Indianapolis, SHBA, më 17 tetor.
Një burrë mund të shihet duke kaluar rrugën derisa në ato momente i shfaqet automjeti i zi nga mbrapa.
Makina e zezë e cila po vinte nga një rrugë përpara u përplas me një automjet që po vinte nga ana tjetër, derisa pas përplasjes u rrokullisë. Telegrafi/


