Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë kulmin në Suharekë, u rrezikuan qytetarët
21/07/2026
Erërat e fuqishme që kanë përfshirë disa zona të Kosovës kanë shkaktuar dëme edhe në Suharekë.
Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur erërat e forta kanë shkëputur dhe kanë hedhur në ajër një pjesë të kulmit të një objekti.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Megjithatë, sipas pamjeve, qytetarët ishin të rrezikuar pasi në momentin e rrëzimit, ndodheshin shumë afër ndërtesës.
Moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta, ka shkaktuar probleme edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.
Institucionet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve atmosferike.


