Pamje që tregojnë konfrontimin midis anijeve të marinës kineze dhe filipinase
Filipinet kanë dënuar veprimet e autoriteteve kineze pasi u shfaq një video që duket se tregon një ekuipazh detar kinez duke goditur oficerët në bordin e një barke gome filipinase, e cila po përpiqej t'i shoqëronte ata larg.
Sipas Forcave të Armatosura Filipinase, një nga marinarët e saj pësoi një plagë të hapur në kokë 1.5 inç pasi u godit me një shkop gome, transmeton Telegrafi.
Ushtria publikoi një video që duket se tregon grindjen në Ayungin (Second Thomas) Shoal, një shkëmb nënujor i vendosur në Detin e Kinës Jugore, i cili ndodhet brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive të Filipineve.
Roja Bregdetare e Kinës tha se ekuipazhi filipinas injoroi "paralajmërimet e saj të shumta dhe të përsëritura".
Kinezët madje akuzuan ekuipazhin filipinas se i goditi dhe sulmoi oficerët detarë kinezë duke përdorur rrema, shkopinj të gjatë dhe mjete të tjera. /Telegrafi/


