Pakistani rrezikohet nga komploti ushtarak
30/09/2010
Musharaf tashmë në ekzil, i cili edhe vetë erdhi në pushtet me grusht-shteti në vitin 1999 (u tërhoq në vitin 2008), tha se shefi aktual i armatës, Ashfaq Pervez Kayani, mund të detyrohet të ndërhyjë kundër Presidentit aktual, Asif Ali Zardari, i cili nuk është popullor në këtë vend.
Këto komente, ish-presidenti pakistanez i bëri në Londër, ku po përgatitet të kthehet në atdheun e tij. Në Pakistan Musharav mund të përballet edhe me akuza për tradhti. /Telegrafi/


