Please enter at least 3 characters.

Pak u besojnë produkteve vendore

2016/01/f.1130161658518_m.jpg

Shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT–së, nuk kanë besim tek produktet vendore, thotë rektori i këtij Universiteti Edmond Hajrizi “Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë”, tha Hajrizi
Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, rektori Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa. Iniciativën për Quality Kosova, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit.
Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prêt që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti i ardhshëm. “Mendojmë që në vitin 2012 vetëm të fillojmë ti kemi kurrikulat dhe shpresojmë se shumë shpejt të hyjnë në implementim në të gjitha institucionet arsimore”, u shpreh Hajdini.
Po ashtu, u njoftua se Këshilli ka hartuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014. /Telegrafi/