Please enter at least 3 characters.

Pagjumësia e prindërve i dëmton fëmijët

2016/01/f.0613032450690_m.jpg

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Pittsburghut, pohojnë se zbulimi i tyre mundëson ndërhyrjen e parakohshme të mjekëve dhe arsimtarëve për të parandaluar vetëvrasjet e fëmijëve.

Të dhënat e grumbulluara në SHBA tregojnë se rreth 30% e të rriturve vuajnë nga pagjumësia, ndërsa afër 10% nga pagjumësia kronike.

Ndërsa rezultatet nga një studim i ri, kanë treguar se fëmijët nga prindërit të cilët vuanin nga pagjumësia, kanë qenë të prirë tri herë më shumë për të pasur simptoma të pagjumësisë.

17% nga grupi i studiuar i fëmijëve kishin menduar për vetëvrasje ose kishin pasur sjellje vetëvrasëse, ndërsa 9.5% kishin planifikuar ta vritnin veten ose kishin provuar ta bënin atë.