Please enter at least 3 characters.

Pacquiao po rikthehet në boks për ta mbrojtur titullin WBA për të dytën herë

2019/05/Manny-Pacquiao.jpg
220:"LAS VEGAS, NEVADA - JANUARY 19: Manny Pacquiao fights Adrien Broner during the WBA welterweight championship at MGM Grand Garden Arena on January 19, 2019 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Christian Petersen/Getty Images)
12:"Getty Images

Manny Pacquiao ka bërë të ditur se po rikthehet në ring, pas pensionimit që kishte paralajmëruar muaj më parë, për të boksuar me amerikanin Keith Thurman në këtë verë.

40-vjeçari do të udhëtojë në Las Vegas për t'u përballur me boksierin që është 10 vite më i ri se sa ai, për titullin e peshave të lehta (WBA) më 20 qershor.

Pacquiao nuk ka boksuar që nga janari i këtij viti, atëherë kur shënoi një fitore të madhe ndaj Adrien Broner, duke rikthyer kështu titullin e WBA, por që tani do ta mbrojë për të dytën herë.

Keith Thurman(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Filipinezi kishte zhvilluar një meç testues ndaj Floyd Mayweather (pas meçit zyrtar që e kishin në vitin 2015) dhe ai është i gatshëm që të futet në ring për ta mbrojtur titullin e peshave të lehta.

Ky do të jetë meçi i 71-të në karrierë për Pacquiaon, gjersa përballë do ta ketë 30-vjeçarin që është në një formë të lartë, ndërsa ka lënë një mbishkrim në rrjetet e tij sociale: “Vera sapo u bë edhe më e nxehtë”. /Telegrafi/