Please enter at least 3 characters.

Pacolli takon Palmer, flasin për dialogun me Serbinë

2019/09/69404720_10162107099890153_6962902930466799616_n.jpg

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar të dërguarin e posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pacolli ka shkruar se Palmer i ka thënë se Kosova dialogun e sheh si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis me Serbinë.

Postimi i plotë:Sot, në margjinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim.Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm. /Telegrafi/