Please enter at least 3 characters.

Pacolli takon ministren Loiseau, kërkon mbështetjen franceze për liberalizimin e vizave 

2017/11/Ministri-i-Jashtëm-z.-Behgjet-Pacolli-me-Ministren-për-Çështje-Europiane-në-Ministrinë-për-Evropë-dhe-Punë-të-Jashtme-të-Francës-znj-Nathalie-Loiseau.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar ministren franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau.

Ministrja Loiseau me këtë rast ka thënë se Franca do të jetë aleate e pamohueshme e Kosovës në proceset integruese dhe mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin për media thuhet se ministrja franceze kërkoi vëmendjen e qeverisë për ndërmarrësit francezë, si dhe për zgjerimin dhe mbrojtjen e mësimdhënies së gjuhës frënge.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Franca duhet të ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, në zgjerimin e njohjeve për shtetin e Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, etj.

Ministri kërkoi praninë më të madhe të bizneseve franceze në Kosovë në sektorin minerar, energjetik, dhe në veçanti në bujqësi.

“Unë personalisht kam nxitur ardhjen e një kompanie të madhe si ‘Candia’, në prodhimin e qumështit dhe nën-produkteve të tij”, tha ministri Pacolli. /Telegrafi/