Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Kosova hyn fuqishëm në agjendën e presidentit Trump

2017/01/pacolli-1.jpg

Kryetari Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, duke komentuar raportin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, thotë se Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, thotë se në raportin e Sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, mund të shihet vendosmëria e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Pacollit:“Të dashur miq .Ashtu siq ju kam thënë, Kosova mund të ndihēt komode me Presidentin e ri të ShBA Donald Trump.Siç mund ta shihni edhe në raportin e sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm hyn në agjendën dhe planet e Presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën në çdo aspekt. Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në krijimin e mundesive që Kosova të drejtohët nga një qeveri profesionale, konkrete, qeveri e rezultateve e qeveri e pakorruptuar.Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/