Please enter at least 3 characters.

​Pacolli beson se Rezoluta do të përfundojë me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

2018/04/behxhet-pacolli-foto-ridvan-slivova-e1502450479161-780x439.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, beson se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi ne Facebook, Pacolli e konsideron lajm pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

"Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta. Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm. Qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do t'i japin legjitimitet secilit vendim", ka thënë Pacolli. /Telegrafi/