Please enter at least 3 characters.

Pacientja ankohet për gjendjen e tualeteve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

2021/01/140388274_437738677445240_6214218411912864112_n.jpg

Gjendja në tualetet e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka shqetësuar pacientët të cilët janë duke u trajtuar në këtë institucion publik shëndetësor.

Në një video e cila është dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se nga tavani pikon uji, ndërsa thuhet po ashtu se aty është shumë ftohtë.

Po ashtu, personi që ka dërguar videon, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se temperaturat janë shumë të ulëta sidomos nëpër tualetet e kësaj klinike. /Telegrafi/