Please enter at least 3 characters.

Overmars: RVP e meritoi fanellën e United

2016/01/overmars-rvp-e-meritoi-fanell-euml-n-e-united_hd.jpg

Holandezi bëri emër si njëri nga sulmuesit më të rrezikshëm në Ligën Premier pikërisht me fanellën e Arsenalit, mirëpo mungesa e trofeve bëri që ai të ndërrojë klub. Djajtë e Kuq paguan 24 milionë funte për të.

“Nuk kam pritur se ai do të bëhet sulmuesi që njohim. Kam menduar se do të bëhej mesfushor, por menaxheri Wenger ishte shumë i mirë”.

“Asokohe ai bleu shumë lojtarë të rinj të shkëlqyer, ndërsa e bleu Van Persien për 1.5 milion funte”.

“Kalimi te Man United nuk ishte diçka shqetësuese. Ai meriton lëvdata. Ai luajti për Arsenalin për tetë vite”.

“Ai ka luajtur mirë dhe siguroi një transferim të shkëlqyer, prandaj të gjithë duhet të jenë të lumtur”, ka deklaruar Overmars për Absolute Radio. /Telegrafi/