Osmani: Nga Hajvalia sonte na u tha qartë: Prishtina ka nevojë për ekzekutiv që e çliron zhvillimin
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, një mesazh drejtuar qytetarëve tha se nga Hajvalia e Prishtinës “u tha qartë” se kryeqyteti ka nevojë për një ekzekutiv që e çliron zhvillimin, e jo që e bllokon.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që mbështetjen ta japin “në numrin 113”, duke e cilësuar atë si zgjidhje.
“Nga Hajvalia e Prishtinës, sonte na u tha qartë: Prishtina ka nevojë për ekzekutiv që e çliron zhvillimin, jo që e bllokon atë. Në numrin 113 është zgjidhja ✌️”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar 113 zotime në kuadër të programit të saj qeverisës, duke e cilësuar atë jo vetëm si një program politik, por si një plan pune për një Kosovë që zhvillohet dhe lehtëson jetën e qytetarëve.
Sipas LDK-së, këto zotime synojnë rritjen e mirëqenies ekonomike, përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e institucioneve të shtetit.


