Please enter at least 3 characters.

Osmani në New York takohet me studentë shqiptarë: Ata mishërojnë thelbin e rinisë sonë, potencialin e pakufishëm

2024/09/461639191_562449506443709_5598220707702966176_n.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York ka takuar studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të “Ivy League” në Shtetet e Bashkuara.

Osmani thotë se studentët mishërojnë thelbin e rinisë sonë, potencialin e pakufishëm, transmeton Telegrafi.

"Nga studimet e politikave deri te neuroshkenca, këta studentë mishërojnë thelbin e rinisë sonë: potencialin e pakufishëm", ka thënë Presidentja Osmani.

Në SHBA, Osmani ka zhvilluar disa takime të rëndësishme./Telegrafi/