Osman Hajdari merr drejtimin e spitalit të Prizrenit
08/08/2025
Osman Hajdari, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Sipas rezultateve të procesit të përzgjedhjes, Hajdari ka marrë 88.4 pikë, duke u renditur i pari në garë për këtë pozitë të rëndësishme në sistemin shëndetësor publik.
Emërimi i tij vjen pas një përvoje të gjatë menaxheriale dhe mjekësore, përfshirë periudhën në krye të QKUK-së.


