Please enter at least 3 characters.

"Organizim i grupit kriminal", paraqiten dy të dyshuar në polici  - dërgohen në mbajtje

Të mërkurën janë paraqitur në stacionin policor dy të dyshuar të cilët janë në kërkim ndërkombëtarë lidhur me rastin “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar/Falsifikim i dokumenteve".

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2024-2025 në lagjen “Qendresa”.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit janë paraqitur në polici bashkë me avokatët e tyre dhe të njëjtët janë dërguar në mbajtje

“Më 13.05.2026 janë paraqitur në polici së bashku me avokatët e tyre dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët kishin qenë të kërkuar lidhur me rastin me urdhër arrest ndërkombëtar. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/