Please enter at least 3 characters.

Organizim amatoresk i ndeshjeve tepër të rëndësishme

2016/01/organizim-amatoresk-i-ndeshjeve-tep-euml-r-t-euml-r-euml-nd-euml-sishme_hd.jpg

Federata e Futbollit kishte vendosur që dy ndeshjet të zhvillohen sot në të njëjtin stadium, sikur të mos e kishte menduar fare mundësinë e shkuarjes në vazhdime dhe penalti.

E, kjo ndodhi. Meqenëse ndeshja e parë shkoi në penalti, takimi i dytë filloi me 20 minuta vonesë.

Por, jo vetëm kaq.

Ajo përfundoi thuajse nëpër terr, pasi edhe dueli i dytë solli penalti. Përfundimi i dy ndeshjeve zgjati mbi 6 orë, përkatësisht nga ora 13:30 deri në ora 19:40. /Zëri/