Please enter at least 3 characters.

Ora prej druri që tregon kohën përmes shkrimit në tabelë (Video)

Japonezët janë të njohur për teknologji të re dhe inovative.

Por, kjo orë që është inspirim nga e kaluara, e komplikuar dhe jo praktike, po del të jetë shumë e këndshme.

Në një ekspozitë në Tokio është prezantuar ora e drurit, e punuar me dorë, e cila e shkruan kohën e saktë në një tabelë të bardhë, transmeton Telegrafi.

Kjo orë që përbëhet nga 407 pjesë, i ka katër pesha, që i mbajnë fushat magnetike, të cilat shkruajnë kohën e saktë të formatit prej 24 orësh.

Për të krijuar orën ‘Plock’, janë dashur gjashtë muaj, që nga disejnimi, deri te përfundimi. /Telegrafi/