Please enter at least 3 characters.

Operacioni policor “Fireworks”, sekuestrohet sasi e madhe e fishekzjarrëve në Tiranë

Polica e Shtetit ka bërë të ditur se është sekuestruar një sasi e madhe e fishekzjarrëve në Tiranë, ndërsa është vënë në pranga pronari i magazinës.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se janë sekuestruar qindra fishekzjarrë të modeleve të ndryshme, të paketuara në koli.

“Është finalizuar operacioni policor ‘Fireworks’ për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret. Si rezultat i 40 kontrolleve intensive të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, në zbatim të planit të masave me objekt kontrollet e subjekteve që shesin në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike/fishekzjarrë, nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisariatit Nr. 4, është konstatuar një magazinë në një garazh, në rrugën ‘Besim Fagu’, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim

Policia thekson tutje se si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, është kapur në flagrancë dhe arrestuar pronari i tij, shtetasi I. K., 24 vjeç.

|Gjatë kontrollit në magazinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra koli me mijëra fishekzjarre të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/