Please enter at least 3 characters.

OPEC thekson nevojën për shkurtime të furnizimit me naftë gjatë vitit 2019

2019/03/oil_production.jpg
264:"KUWAIT - JANUARY 15: The sun sets behind a oil derek January 15, 2003 near the Saudi Arabian border, Kuwait. Kuwait produces 10% of the worlds oil and has promised to increase production as needed in the event of a war in Iraq. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)
12:"Getty Images

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të enjten ka shkurtuar kërkesën botërore për naftë të papërpunuar pasi rivalët rriten prodhimin.

Në një raport mujor, OPEC tha se kërkesa për naftë gjatë vitit 2019 sipas një mesatare do të jetë prej 30.46 milionë fuçi në ditë, apo 130 fuçi në ditë më pak se parashikimi i muajit të kaluar.

OPEC-u, Rusia dhe prodhuesit e tjerë jo anëtare të OPEC-ut, e njohur si OPEC+, u pajtuan në muajin dhjetor 2018 për të ulur prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë për të parandaluar furnizimin e tepërt.

"Ndërsa kërkesa e naftës pritet të rritet me një ritëm të moderuar gjatë vitit 2019, por është ende shumë më poshtë rritjes për këtë vit. Kjo thekson përgjegjësinë e vazhdueshme të përbashkët të të gjitha vendeve prodhuese pjesëmarrëse për të shmangur një rikthim të mosbalancimit dhe të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregut të naftës gjatë vitit 2019", tha OPEC në raport, përcjell Telegrafi.

Burimet e OPEC-ut kanë thënë se zgjerimi i paktit të furnizimit përtej muajit qershor është një skenar i mundshëm. Grupi dhe aleatët e saj do të takohen gjatë muajit prill dhe qershor për të diskutuar lidhur me këtë. /Telegrafi/