Please enter at least 3 characters.

Onde ideale

2016/01/f.0514083535799_m.gif

Fillimisht aplikoni te flokët shkumën e flokëve. Ndajini flokët në katër pjesë dhe rrotullojini flokët në bikutina sipas zonave: 1. Zona e ballit, 2 dhe 3 - zonat anësore, 4 - zona e qafës.

Duke ndjekur këtë procedurë, pasi t’i hiqni bikutinat do të shihni që keni onde të njëtrajtshme në të gjithë flokët dhe në gjithë perimetrin e kokës.

Kini parasysh, në momentin e vënies së bikutinave, rrotullojini ato dalëngadalë duke i tharë flokët me tharëse për rreth 7-10 minuta. Kur t’i bikutinat, rregulloni me duar ondet duke i fiksuar me një llak flokësh të fortë. /Telegrafi/