Please enter at least 3 characters.

Olti Curri: Ndiej detyrim si shqiptar që dhimbja e luftës të mos përdoret si temë debati banal

2021/08/collage-6-2-scaled.jpg

Ardhja e Goran Bregoviq në Shqipëri nuk ka dyshim se mbetet një nga temat më të diskutuara të kësaj jave që ngjalli reagime e polemika të shumta.

Shumë nga artistët shqiptarë kërkuan bojkotin e ‘Festës së Birrës’, gjersa disa prej tyre edhe e anuluan pjesëmarrjen në këtë eveniment siç ishte rasti me Capital T dhe Dafina Zeqirin.

Ndërkaq, nuk ka munguar as një reagim nga opinionisti Olti Curri i cili përmes një postimi të publikuar në Facebook thotë se Bregoviq ka kënduar që në vitin 2006 në Shqipëri dhe madje Edi Rama, kryetari i bashkisë i asaj kohe, i dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Olti Curri (Foto:

Olti vazhdon shkrimin duke u shprehur se Bregoviq është boshnjak, ndërsa u thotë të gjithëve se më parë duhet të informohen e pastaj të vazhdojnë me sulmet ndaj tij.

Për më shumë lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Currit (pa ndërhyrje):

“Te them dy fjale meqe te shumte ma keni kerkuar, ndjej detyrim si shqiptar qe dhimbja e luftes per liri e Kosoves te mos perdoret si teme debati banal nga ato qe as te Perputhen nuk i has. Ndaj kete diskutim e hap dhe e mbyll me kaq. Goran Bregovič ka kenduar qe ne vitin 2006 ne Shqiperi ne mes te Tiranes te Pallati i Kongreseve me sallen plot. Edi Rama kryetari i bashkise i asaj kohe i dorezoi “Çelesin e qytetit” ne shenje nderimi. Keta artiste qe sot u zgjuan patriote (me moshe mestare 35-40 vjeç) ku gjendeshin para 15 viteve (qe i bie te ishin 20-25 vjeç)! Apo mesuan shkrim e kendim pas te 30-tave! Goran Bregovič si fillim eshte boshnjak (eshte e shkruar kudo qe te kerkosh) dhe sa per Kallashnikovin edhe ai eshte rus, nje arme e krijuar ne Rusi nga nje ushtarak rus. Patriotizmi fillon nga dija. Ndaj me pare informohemi pastaj sulmojme.Sa per artistet patriote mendoj se do ishin te besueshem qe kete kauze po e ngrene nga atdhedashuria dhe jo per klikime dhe vemendje ne momentin kur mos te kopjojne kenge dhe ritme serbe ne studiot e tyre muzikore, kur ne kenget e tyre te mos i kendojne dhunes, lekeve te droges dhe armeve sepse kallashnikovi eshte vrastar si ta perdore nje serb ashtu edhe nje shqiptar. Do ishin te besueshem artistet patriote nese klipet e tyre do i ben veshur me bluza me fytyren e Ismail Qemalit, apo Adem Jasharit dhe jo me logo Gucci & Fendi.Kur klipet e tyre ti benin te Muzeu i Skenderbeut ne Kruje, te shtepia e Lidhjes se Prizrenit apo ne Ballkonin e Pavaresise ne Vlore dhe jo siper jahteve dhe vilave me pishina. Do ishin te besueshem po te organizonin koncerte falas per çdo feste kombetare ne Kosove e Shqiperi. Patriotizmi eshte si frymemarrja, e ke pjese te jetes kudo dhe kurdohere, jo kur je keq me klikime dhe ne Diten e Pavaresise kur kendon Xhamadani vija vija”./Telegrafi/

Olti Curri (Foto: Instagram)

Olti Curri (Foto: Instagram)

Olti Curri (Foto: Instagram)