Please enter at least 3 characters.

Olivia Wilde duket se ka vendosur gjerdanin me kryq të të dashurit Harry Styles

2021/11/harry-styles-olivia-wilde-32-e1636464222972.jpg

Regjisorja e "Booksmart", 37 vjeç, mori pjesë në sfilatën e "Love Parade" të Gucci-t e mbushur me yje në Hollywood javën e kaluar, e ulur në rreshtin e parë me sytjena të tejdukshme të shoqëruara me një korse dhe fund të drejtë.

Dhe mesa duket ajo ka aksesuar pamjen me një shenjë të vogël nga i dashuri Styles, 27 vjeç, i cili aktualisht po bën turne në të gjithë vendin.

Fansat vunë re se Wilde kishte vendosur atë që dukej të ishte një gjerdan kryq ari i këngëtarit.

Një vajzë u bë virale në TikTok duke vënë në dukje detajin. “Dua të vdes”, ka shkruar ajo në video.

“E lumtur për të. Shumë e trishtuar për mua”, komentoi një person, ndërsa disa fansa të tjerë theksuan se Wilde thjesht mund të kishte vendosur një gjerdan të ngjashëm me atë të yllit të popit. /Telegrafi/