Please enter at least 3 characters.

Olivia Newton John pohon se është e përndjekur nga dy fantazma të kolegëve të saj të ndjerë

2019/03/OliviaNewtonJohn.jpg
377:"ÂMELBOURNE, AUSTRALIA - SEPTEMBER 16: Olivia Newton-John during the annual Wellness Walk and Research Runon September 16, 2018 in Melbourne, Australia. The annual event, now in it's sixth year, raises vital funds to support cancer research and wellness programs at the Olivia Newton-John Cancer Wellness and Research Centre in Victoria. (Photo by Scott Barbour/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja dhe aktorja australiane, Olivia Newton John, ka thënë se pop përndiqet nga fantazmat e dy personaliteteve të njohura, të cilët ndikojnë pozitivisht në karrierën e saj.

70-vjeçarja, e cila është e njohur për rolin e Sandyt në filmin "Grease" (ku ka luajtur krahas John Travoltas në vitin 1978), ka shpjeguar se fantazmat janë vazhdimisht me të, e orientojnë dhe e mbështesin.

Karen Carpenter (1950 - 1983) (Foto: Tim Graham/Getty Images/Guliver)

Ajo pohon se është fjala për fantazmat e kolegëve të saj të dikurshëm, Karen Carpenter (e cila ka vdekur në vitin 1983) dhe John Denver (i cili ka ndërruar jetë në vitin 1997) - shkruan Daily Star.

Njëherësh, Olivia ka thënë se në një rast e kishte vizituar fantazma e vajzës së një shoqeje të saj, e cila kishte vdekur shumë e re.

Newton John ka shkruar më gjatë për këtë çështje në librin e saj me titull "Don't Stop Believin". /Telegrafi/