OKB thotë se të paktën 21 persona janë ekzekutuar dhe 4,000 janë arrestuar në Iran që nga fillimi i luftës
Të paktën 21 persona janë ekzekutuar në Iran dhe 4,000 janë arrestuar që nga fillimi i luftës së tij me SHBA-në dhe Izraelin, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR).
Ekzekutimet u kryen mes shtypjes së Iranit ndaj disidentëve, veçanërisht përmes "akuzave të lidhura me sigurinë kombëtare", tha sot shefi i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Volker Türk, transmeton Telegrafi.
Të paktën nëntë persona u ekzekutuan në lidhje me protestat e janarit 2026, dhjetë për anëtarësim të dyshuar në grupe opozitare dhe dy për akuza spiunazhi, tha agjencia.
Ajo vazhdoi duke thënë se, që nga 28 shkurti, "vlerësohet se më shumë se 4,000 individë janë arrestuar për akuza të lidhura me sigurinë kombëtare në Iran".
Shumë prej të arrestuarve janë zhdukur me forcë, janë torturuar ose i janë nënshtruar "trajtimit mizor, çnjerëzor dhe degradues", thuhet në deklaratë.
“Jam i tmerruar që – përveç ndikimeve tashmë të rënda të konfliktit – të drejtat e popullit iranian vazhdojnë t’i privohen nga autoritetet, në mënyra të ashpra dhe brutale”, tha Türk. /Telegrafi/


