Ofrohet autonomi për indigjenët bolivianë
03/08/2009
Komunitetet indiane do të votojnë për propozimet e bëra në referendumet që do të mbahen në dhjetor, së bashku me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Dspozitat janë pjesë e Kshtetutës së miratuar sivjet, pavarësisht kundërshtive të forta nga elita tradicionale e vendit.
Qeveria boliviane e ka përshkuar këtë si moment historik. Presidenti Evo Morales, vetë një indian Aymara nga Andet, thotë se misioni i tij është t’u japë liri banorëve indigjenë.
Morales thotë se, fillimisht, indianëve u duhet dhënë mundësia të pavarësohen ekonomikisht, para se të mund të arrijnë të marrin pushtet politik. /bbc/


