Please enter at least 3 characters.

Ofertë astronomike nga Al Itthad për Salah - egjiptiani është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit

2023/08/salah-2.png

Mohamed Salah është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit, raporton Sky Sport News.

Egjiptiani është duke u kërkuar me ngulm nga Al Ittihad, ndërsa është bërë një tjetër ofertë në drejtim të përfaqësuesve të egjiptianit.

Sipas asaj që raporton Santi Aouna, Al-Ittihad bëri një ofertë astronomike për Mohamed Salah në orët e fundit.

Një kontratë deri në qershor 2027 është në tryezë me vlerë 500-600 milionë euro.

Marrëveshja përfshin tre vjet të drejta imazhi për rolin e ambasadorit në Arabinë Saudite.

Lojtari do të thotë “Po” nëse Liverpooli pranon ta shesë atë në orët e ardhshme. /Telegrafi/