Oferta turistike e Maqedonisë prezantohet në Bremen
07/11/2016
Oferta turistike e Maqedonisë u prezantua në Panairin e turizmit ''Reis Lust'' në Bremen. Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) realizoi disa takime me rëndësi me operatorë turistik gjerman, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas APMT-së, Maqedonia tashmë është futur në lëivzjet turistike Ikarius Tours.
Ky është edicioni i 12-të i panairit në Bremen, që mbahet së bashku me Panairin për ushqim ''Fisch&Feines dhe Panairin për kamping Caravan Bremen, që paraqet një mundësi të madhe për prezantimin e turizmit, ushqimit dhe verës së Maqedonisë, si edhe mundësitë për kamping në Maqedoni./Telegrafi/


