Please enter at least 3 characters.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës pranohet në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë

2019/05/59771344_580625232426683_6742008059444330496_n.jpg

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është pranuar në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë (World Confederation for Physical Therapy - WCPT).

Në njoftimin e bërë nga Oda e Fizioterapeutëve thuhet se Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e WCPT-së, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i plotë:"Të nderuar kolegë Fizioterapeut, ju njoftojmë që në takimin e 19-të të përgjithshëm të Konfederatës Botërore të Fizioterapisë( WCPT) të mbajtur sot në Gjenevë, Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës znj.Dafinë Ibrahimi Kaçuri mori konfirmimin zyrtar që nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e WCPT-së", thuhet në njoftimin e Odës së Fizioterpeutëve në Facebook. /Telegrafi/