Fëmijët e sotëm mund të mos e dinë se ç’është një aparat fotografik me filmin që i vendoset brenda e që nuk t’i tregon fotot po nuk i çove në dyqan për t’i larë, por kjo nuk u ndodh vetëm atyre.
Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të hasim një objekt që nuk ia dimë përdorimin.
Këtu keni një koleksion sendesh që jo të gjithë njerëzit e dinë çfarë janë:
Përdorej nga mjekët e shekullit të 19-të për të prerë kërthizën e të sapolindurve. Përdorej për të kapur miell ose sheqer pluhur, e për ta përhapur mbi brumë apo ëmbëlsirë. Gratë përdornin mbajtëse të tilla për të ruajtur flokët pasi i prisnin. Më pas i përdornin për të mbushur mbajtëse gjilpërash ose edhe jastëkë. Kjo pajisje përdorej për të bërë qofte. Mishi futej te pjesët e bardha, te e kuqja vendoseshin harxhat. Kjo pajisje përdorej për të futur tapa në shishet e verës. Vishej nga burrat që këmisha t’u rrijë bukur në trup. Rrethi vihet rrotull belit, ndërsa pjesët e tjera i japin formë këmishës në shpatulla. Thikë që përdoret nga kuzhinierët për ta prerë brumin në formë kruasantësh. Pajisje që shërben për të prerë tulin e brendshëm të një arre kokosi. Kjo kapëse përdorej nga zotërinjtë fisnikë të shekullit të 20-të për të varur dorashkat kur nuk i përdornin. Kapësja mbahej në brez. Kjo orendi kuzhine përdorej nga fëmijët për ta shtyrë ushqimi brenda në lugë ose në pirun. Shishkë tradicionale spanjolle për të pirë verë pa e prekur gotën me buzë. Ngrihet lart pjesa e poshtme dhe vera shkon drejt e në gojë. Ky çelës quhej “çelës kopil”, dhe përdorej për të hapur dryna të ndryshëm. Rrobat që sapo ishin larë rriheshin me këtë pajisje për t’u shtrydhur më mirë. Pistë vrapimi e lashtë, që përdorej nga pacientët që kishin nevojë të bënin ushtrime. Këto gërshërë përdoren për të prerë pica. /tch/