Please enter at least 3 characters.

Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit, arrestohen dy shtetas të Serbisë në Gjilan – më pas lirohen   

2024/06/policia_logo22.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Gjilan për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 21:00.

“Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit... Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan / 30.01.2025-21:00. Është raportuar për dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të shoqëruar nga një person tjetër kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/