Nxënësit të gatshëm për tregun e punës
Mustafa tha se ky panair është shndërruar në traditë. “Panairi dëshmon më së mirë se cili është aftësimi konkret i nxënësve tanë dhe që është para se gjithash meritë e mësimdhënësve tuaj të cilët pa ndërprerë punojnë dhe juve ju kanë aftësuar që ju sot faktikisht të bëheni konkurrentë të barabartë me gjithë bashkëmoshatarët e juaj në cilin do vend të Evropës”, ka thënë ai.
Kurse, përfaqësuesja nga Ambasada e Austrisë, Monika Cah, ka thënë se themelimi i këtyre firmave është një sukses i madh për Kosovën.
“Vitin e kaluar e pata rastin ti vizitoj disa firma ushtrimore nëpër shkollat e Shtimes, Rahovecit, Deçanit dhe Istogut, aty e pata rastin të shoh se me sa entuziazëm po punohet dhe unë isha shumë e entuziazmuar me atë rast. Vitin e kaluar e pata rastin pas asaj vizite të jem edhe pjesë e panairit të vitit të kaluar të Firmave Ushtrimore dhe aty konkretisht e pash edhe një herë dizajnin, konceptin, marketingun, shitjet që po i zhvilloni gjë që ishte shumë mbresëlënëse. Firmat ushqimore janë vërtetë një sukses i madh për Kosovën”, ka deklaruar Cah.
Panairi i Firmave Ushtrimore e ka për qëllim zhvillimin e nxënësve në fushën e ekonomisë për nxënësit e shkollave profesionale.
Ky panair sivjet po mbahet për të tetën herë me radhë dhe pritet të zgjasë një ditë. /Telegrafi/


