Please enter at least 3 characters.

Nxënësi shpëtoi trevjeçaren që kishte ngecur përjashta rrethojës së dritares (Video)

2017/04/Nxënësi-shpëtoi-trevjeçaren-që-kishte-ngecur-përjashta-rrethojës-së-dritares-foto.jpg
13:"© Pear Video

Zhang Kaihaoi ka hipur më shpejtësi në kulmin e një ndërtese në Jiangxi të Kinës, ku një vajzë e vogël  kishte ngecur përjashta rrethojës së dritares.

Fëmija 12-vjeçar e ka mbajtur lartë vogëlushen, derisa në banesën e saj kanë ardhur zjarrfikësit dhe e kanë shpëtuar, transmeton Telegrafi.

“Është i zgjuar dhe i guximshëm, sikur mos të ishte ai, trevjeçarja vështirë se do të ishte gjallë”, ka thënë një zyrtar i mbrojtësve të rendit.

Veprimi i tij është vlerësuar lartë dhe nxënësi është cilësuar si një hero. /Telegrafi/