Please enter at least 3 characters.

Nusja nervoze e kritikon nënën e saj pasi ia prishi momentin e zbulimit të fustanit të saj

2022/10/Untitled3-e1665318851723.png

Një nuse e ka kritikuar nënën e saj si të pavëmendshme pasi ajo me sa duket “e prishi” zbulimin e fustanit të saj në mëngjesin e dasmës së saj.

Nusja tha se kishte pritur gjashtë muaj për të treguar fustanin e saj për miqtë e saj më të ngushtë, vetëm që mamaja e saj të shtynte derën para saj duke “prishur” momentin, shkruan Daily Mail.

Nusja britanike, e cila u martua më 25 qershor 2022, postoi një klip të shkurtër në TikTok javën e kaluar duke përshkruar “zemërimin” e saj, transmeton Telegrafi.

“Ende nuk më ka kaluar mëria e atij momenti”, ka shkruar ajo në videon e cila është parë mbi 18 milionë herë.

"Kur keni pritur gjashtë muaj për të bërë një zbulim të fustanit të nusërisë dhe nëna juaj e prish atë”, vazhdonte tutje shkrimi në video.

Njerëzit ishin dashamirës, duke e kritikuar gruan e moshuar që i pengonte dhe “dëshironte që ai moment t’i takonte asaj”. /Telegrafi/