Please enter at least 3 characters.

Numërohen mbi 93 % të votave në Mitrovicë - ky është rezultati

E plotësuar: Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci, ka rritur epërsinë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri në orën 20:34, janë përpunuar 30,866 vota, që përbëjnë 36.44 për qind të totalit prej 84,715 votash në këtë komunë.

Nga këto, Faton Peci ka siguruar 16,553 vota ose 53.63 për qind, ndërsa Arian Tahiri ka marrë 14,313 vota ose 46.37 për qind.

Deri tani janë procesuar 98 nga gjithsej 105 vendvotime, që përbën 93.33 për qind të tyre.

Me procesin e numërimit pothuajse në përfundim, Peci po mban një avantazh të qartë, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ-ja në orët në vijim.

Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci, ka marrë epërsi ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri në orën 20:09, janë përpunuar 15,747 vota, që përbëjnë 18.59 për qind të totalit prej 84,715 votash në këtë komunë.

Nga këto, Faton Peci ka marrë 8,336 vota, ose 52.94 për qind, ndërsa Arian Tahiri ka siguruar 7,411 vota, që përbëjnë 47.06 për qind.

Deri tani janë procesuar 55 nga gjithsej 105 vendvotime, që përbën 52.38 për qind të tyre.

Numërimi në Mitrovicën e Jugut po vazhdon, ndërsa KQZ-ja do të publikojë në vazhdim rezultatet e reja, të cilat pritet të japin një pasqyrë më të plotë të garës për kryetarin e kësaj komune.