Please enter at least 3 characters.

Nuk tolerohen gabimet, sfidat e dyta çerekfinale në Play-Off

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë.

Peja-Golden Eagle Ylli është derbi verdhezi dhe derbi i çerekfinaleve të “Play-off”-it. Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund.

Pejanët duan fitore për të barazuar serinë çerekfinale në 1:1, kurse therandasit të fitojnë dhe të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Trepça.

Sigal Prishtina - Bora është sfida tjetër çerekfinale. Bora fitoi bindshëm ndeshjen e parë 105:67, derisa fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ndërsa për finale duhet tri fitore, ndërsa për kampion katër.

Çerekfinalet e dyta

E mërkurë

20:00 Peja - Golden Eagle Ylli

E enjte

19:30 Sigal Prishtina - Bora