Please enter at least 3 characters.

Nuk shënoi gol, por Ronaldo theu rekordin e fitoreve në Ligën e Kampionëve

2018/04/CristianoRonaldofk.jpg
264:"MADRID, SPAIN - APRIL 08: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF leaves the pitch during the La Liga match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on April 8, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ecuria mbresëlënëse golashënuese e Cristiano Ronaldos u ndërpre të mërkurën, mirëpo ai ka arritur sërish të vë një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së Real Madridit kundër Bayern Munichut (2-1), superylli portugez tash ka arritur më shumë fitore në garën më të madhe evropiane se cilido lojtar tjetër.

Joshua Kimmich krijoi epërsi për bavarezët, mirëpo me golat e Marcelos dhe Marco Asensios, skuadra spanjolle përmbysi gjithçka për ta fituar ndeshjen.

33-vjeçari CR7 numëron 96 fitore në Ligën e Kampionëve dhe e ka kaluar portierin legjendar të Los Blancos, Iker Casillas.

Një rekord ekipor e ka vënë edhe Real Madridi duke e regjistruar fitoren e 150-të në Ligën e Kampionëve dhe është skuadra e vetme që e ka arritur këtë shifër.

Ronaldo dhe Los Blancos do të përpiqen t'i shtojnë rekordet e tyre edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu.

Për më shumë, Mbretërit janë në kërkim të finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas dy fitoreve në dy edicionet e kaluara. /Telegrafi/