Nuk raportohen kolona në kufi, pritjet minimale
20/07/2025
Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa kolona dhe me kohë pritjeje minimale.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 08:08 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, hyrja dhe dalja e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare po realizohet me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta.
Vetëm në pikën kufitare të Merdares dhe Jarinjes për automjete janë raportuar pritje pak më të gjata, nga 10 deri në 15 minuta, por pa kolona të raportuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të informohen rregullisht para se të udhëtojnë dhe të shfrytëzojnë aplikacionet dhe burimet zyrtare për gjendjen në kufi./Telegrafi/


