Please enter at least 3 characters.

“Nuk po mund t’i kuptojë këta lojtarë”

2016/01/ldquo-nuk-po-mund-t-rsquo-i-kuptoj-euml-k-euml-ta-lojtar-euml-rdquo_hd.jpg

Një ngjarje jo shumë e zakonshme ndodhi në pjesën e parë te Trepça ’89.

Mesfushori Argjent Mustafa dhe sulmuesi Blerand Kurtishaj, patën një konflikt të ashpër verbal derisa gjyqtari Bajram Gashi, i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.

Deri në ato momente, ’89-shi dominonte në fushë madje ishte duke fituar me rezultat 1:0. Por, konflikti verbal Mustafa – Kurtishaj ndoshta bëri që loja e kësaj të zbehej. Në fund të takimit, Kurtishaj u ndëshkua edhe me kartonë të kuq.

Lidhur me këtë rast, flet trajneri i Trepçës ’89, Arsim Thaqi. “Nuk mund t’i kuptojë aty dy lojtarë. Ata kanë ardhur nga Suhareka, jetojnë në një banesë dhe nuk e di se pse reaguan ashtu në ndeshje. Kjo është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë te Trepça ’89. Secili do të jep përgjegjësi para klubit si për cilësi, si për edukatë dhe gjithçka tjetër. Ne e kemi një rregullore për sjelle në klub dhe besoj se atë do ta zbatojmë”, deklaroi Arsim Thaqi, për Gazetaolle.com.

Trepça ’89 në ndeshjen e radhës takohet në Mitrovicë me Gjilanin.