Please enter at least 3 characters.

Nuk po mund të përshtatet me jetën në Angli, Torreira: Nuk më ka kontaktuar Milani

2019/06/Torreira-Mkhitaryan.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 08: Lucas Torreira of Arsenal celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Arsenal FC and Huddersfield Town at Emirates Stadium on December 8, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira këmbëngul se nuk ka folur me AC Milanin.

Uruguaiani, i cili aktualisht është me kombëtaren në Copa America, është lidhur me një kthim në Serie A pasi ka pranuar se po has në vështirësi me përshtatjen në Angli.

Megjithatë, 23-vjeçari ka hedhur poshtë këto shkrime të mediave britanike se ishte kontaktuar nga gjiganti italian.

(Foto by Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

"Askush nga Milani nuk më ka kontakt mua, sot jam lojtar i Ligës Premier dhe jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit", tha ai.

"Përshtatja po më kushton, nuk është e lehtë, por aktualisht jam duke menduar vetëm për ekipin. Jam i lumtur që jam pjesë e Arsenalit", ka pohuar mesfushori.

Ndryshe, Torrerira kaloi në skuadrën londineze të Gunners nga ekipi italian i Sampdorias gjatë vitit të kaluar dhe deri më tani ka pasur 34 paraqitje dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat. /Telegrafi/